Banorët e katër fshtarave të Fushë Kosovës kanë mbetur pa transport, pasi që linjat e autobusëve në drejtim të Prishtinës janë ndërprerë nga sot.
Si pasojë e kësaj, banorët e Miradisë së Epërme, Grabovcit, Harilaqit dhe Hencit, janë shprehur të pakënaqur.
Ata kanë thënë se kjo do t’u shkaktojë shumë vështirësi të udhëtimit, sidomos për nxënësit, kur pritet të nisë edhe procesi mësimor.
Por, kompanitë që morën këtë vendim, kanë thënë se ishin të detyruar për shkak të rritjes së kostos së operimit.
Që të evitohet kjo situatë, ata kanë thënë disa herë i janë drejtuar më kërkesë edhe qeverisë lokale, por pa sukses.
Këta thonë se udhëheqja e kaluar komunale nga LDK-ja i ka subvencionuar disa herë, ndryshe nga kjo aktuale e VV-së.
Nga këta të fundit, Klani e pati të pamundur të marrë përgjigje, e nëse kjo nuk rregullohet pronarët e autobusëve paralajmërojnë edhe protestë para objektit komunal.
Për më shumë, ndiqeni kronikën në vazhdim:





















You must be logged in to post a comment Login