Në një deklaratë për “Info Magazine” të Klan Kosovës, Tromp theksoi se takimi kishte një audiencë të posaçme, kryesisht me këshilltarë ligjorë dhe zyrtarë të ambasadave të mëdha, njofton Klankosova.tv. “Të enjten në Hagë ishte një takim shumë interesant, pse ishte interesant sepse audienca ishte shumë specifike dhe shumë e përshtatshme në Hagë.
Zyrtarë ligjor e këshilltar ligjor të ambasadave të mëdha u ftuan për të bërë pyetje ndaj dy autorëve të raportit si dhe ndaj Ombudspersonit të Kosovës mbi temat e shkruara në analizën mbi Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani. “Çështja më e rëndësishme ishte këtu, kush ishte audienca, çfarë lloj pyetjesh ata shtruan si dhe faktin se të gjithë ata tani janë familjarizuar me përmbajtjen e këtij raporti të ndërmjetëm.
Dhe kjo ështe aq e rëndësishme në pritje të dhënies së aktgiykimit në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve”, shtoi ajo.





















You must be logged in to post a comment Login