U bënë bashkë udhëheqës nga më shumë se 60 vende në përpjekjen më të fundit të administratës Trump për të frenuar atë që e quan ‘terrorizëm politik të së majtës’ një çështje kryesore për republikanët në prag të zgjedhjeve të mes-mandatit.
Ky takim vjen pas një kabllogrami dërguar 20 ambasadave amerikane mes tyre edhe asaj në Tiranë ku kërkohej informacion për grupe të ekstremit të majtë në këto vende.
Sekretari Rubio u bëri thirrje zyrtarëve të pranishëm – kryesisht nga vendet evropiane dhe ato të Amerikës Latine – të bashkojnë forcat për ta trajtuar këtë çështje, të cilën ai e cilësoi si një ‘pikë të verbër’ në doktrinën kundër terrorizmit.
Një raport i publikuar vitin e kaluar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) zbuloi se, deri më 4 korrik 2025, sulmet terroriste të lidhura me të majtën kishin tejkaluar për herë të parë në më shumë se 30 vjet ato të ekstremit të djathtë.
Deri në fillim të korrikut 2025, numri i incidenteve të ekstremit të djathtë kishte rënë ndjeshëm, me vetëm një incident, ndërsa nga e majta ishin regjistruar pesë incidente.





















You must be logged in to post a comment Login