Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Veterani i UÇK-së fiton të drejtën për pensionin e veteranit dhe pensionin bazik të moshës: Një precedent juridik në Kosovë

Pas një procesi gjyqësor që zgjati me vite, një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës arriti të fitojë të drejtën për të përfituar njëkohësisht pensionin e veteranit dhe pensionin bazik të moshës, duke krijuar një precedent juridik që mund të ndikojë edhe në raste të tjera të ngjashme.

Sipas avokatit Nazmi Sallahu, klientit të tij i ishte mohuar e drejta për të përfituar dy pensionet, pavarësisht se kishte plotësuar kushtet ligjore për të dyja kategoritë.

Rasti ishte iniciuar në vitin 2024, ndërsa pas fitoreve në Gjykatën Themelore dhe Gjykatën e Apelit, vendimi u konfirmua edhe nga Gjykata Supreme më 12 qershor të këtij viti.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas Sallahu, ky aktgjykim krijon bazë të rëndësishme juridike që edhe veteranët e tjerë të kërkojnë realizimin e të njëjtës të drejtë.

Ai vlerëson se problemi buron nga dispozitat aktuale ligjore që kufizojnë përfitimin e pensionit të veteranit krahas pensionit të moshës apo pagës në sektorin publik.

Sipas tij, kjo situatë është diskriminuese dhe detyron veteranët të ndjekin procese të kushtueshme gjyqësore për të realizuar të drejta që duhet t’u njihen automatikisht.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Të njëjtin qëndrim e ndan edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Përfaqësuesi i saj, Sadik Konjusha, thotë se ligji aktual i vendos veteranët para zgjedhjes mes pensionit të veteranit, pensionit të pleqërisë ose pagës në sektorin publik.

Sipas tij, pensioni i veteranit nuk duhet të trajtohet si ndihmë sociale, por si një e drejtë e fituar nga kontributi në luftë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Konjusha thekson se veteranët nuk duhet të penalizohen pse vazhdojnë të punojnë apo pse arrijnë moshën e pensionimit.

Ai bën të ditur se Organizata e Veteranëve ka kërkuar vazhdimisht nga institucionet ndryshime ligjore që do të mundësonin përfitimin e plotë të të drejtave pensionale për veteranët.

Ndërkohë, dokumentet gjyqësore tregojnë se Gjykata Supreme ka refuzuar revizionin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, duke lënë në fuqi vendimet e instancave më të ulëta.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas arsyetimit të gjykatës, pensioni bazik i moshës dhe pensionet që rrjedhin nga statusi i kategorive të dala nga lufta rregullohen me ligje të ndryshme dhe kanë natyrë të ndryshme juridike, prandaj mund të përfitohen paralelisht.

Nga ana tjetër, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare pranon se ndryshimet ligjore të premtuara për veteranët ende nuk janë realizuar.

Sipas ministrisë, procesi ishte shtyrë për shkak të zhvillimeve politike dhe zgjedhjeve, por ndryshimet që do të hiqnin kufizimet për veteranët e punësuar në sektorin publik pritet të procedohen në të ardhmen.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Institucioni ka bërë të ditur gjithashtu se çështja e pensionit të dyfishtë do të shqyrtohet në kuadër të procesit të vlerësimit ex-post të legjislacionit, ku do të analizohen efektet e ligjeve aktuale dhe nevoja për ndryshime eventuale.

Derisa institucionet paralajmërojnë analiza dhe reforma të mundshme ligjore, vendimi i fundit i Gjykatës Supreme po shihet si një zhvillim i rëndësishëm për veteranët e luftës, i cili mund të ndikojë në trajtimin e shumë rasteve të ngjashme dhe të hapë rrugën për rishikimin e politikave pensionale ndaj kësaj kategorie.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement