Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vjosa Osmani: Vendimi i zgjedhjeve si ultimatum për orientimin gjeopolitik të Kosovës

Në fjalimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për mandatin e dytë të presidentes, Vjosa Osmani, e ka vendosur votën e 7 qershorit si një ultimatum për orientimin gjeopolitik të vendit.

Osmani akuzoi forcat politike aktuale për përpjekje për relativizimin e marrëdhënieve me Washingtonin, duke e shpallur LDK-në si të vetmen garanci të aleancës jetike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në zgjedhjet e 7 qershorit, qytetarët nuk do të zgjedhin vetëm një opsion politik.

Ata zgjedhin edhe përgjigjen ndaj një pyetjeje vendimtare: a do të mbetet Kosova e ankoruar përgjithmonë në aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo do të lejojë që ky orientim historik të vihet në diskutim”, deklaroi hapur Osmani.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në aspektin strategjik, kandidatja për presidente shpalosi pozicionin e prerë sa i përket pavarësisë dhe sigurisë energjetike, duke sulmuar rrugët që e lënë Kosovën të ekspozuar ndaj palëve armiqësore. “Sot garanca e lidhjes së Kosovës me gazin amerikan është pikërisht Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sepse kur ne na duhet të zgjedhim mes sigurisë energjetike që ta jep Amerika dhe varësisë energjetike nga armiqtë e Kosovës, për ne nuk ka dilema në zgjidhjen tonë e as në rrugën tonë.

Ne i zgjedhim Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani, duke shtuar se Amerika është garancia për FSK-në, për paprekshmërinë e kufijve dhe të ardhmen euroatlantike.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Përballë asaj që e quajti “propagandë dhe manipulime”, Osmani ftoi të gjithë qytetarët, jo vetëm votuesit e LDK-së, që të refuzojnë politikën aktuale dhe të bashkohen rreth vizionit të kryetarit Lumir Abdixhiku. “Po ju thërrasim edhe juve që ndiheni të zhgënjyer.

Po ju thërrasim edhe juve që ndiheni të lënë anash e të papërfaqësuar nga politica aktuale… Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr.

Lumir Abdixhiku si kandidat për Kryeministër qëndron në krye të një vizioni të qartë për të ardhmen e vendit… dhe nuk ka krenari më të madhe se sa të qëndrojmë krah për krah në këtë rrugëtim”, tha ajo.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në mbyllje, Osmani bëri thirrje që vota e 7 qershorit të jetë një vendim për shpirtin e Republikës. “Vendosim nëse Kosova do të sundohet nga ligji apo nga një parti.

Nëse institucionet do të jenë të lira apo të nënshtruara”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement