Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe shkurre në zonën e Llamanit në Himarë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke rrezikuar të përfshijnë një sipërfaqe edhe më të madhe toke.
Pesë mjete të forcave zjarrfikëse janë në vendngjarje, duke punuar intensivisht për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Efektivë të shërbimeve të emergjencës po monitorojnë zhvillimin e situatës dhe po ndërhyjnë në pikat më problematike.
Deri tani, nuk ka raportime për persona të lënduar apo banesa të rrezikuara.
Zjarrfikësit vazhdojnë punën për izolimin e vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.




















