Kosova do të marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së në Bukuresht të Rumanisë.
Dardanët e rinj dhe dardanet e reja do të mundohen të përfaqësojnë vendin sa më mirë në këtë turne shumë të rëndësishëm për grupmoshat e reja U14.
Turneu fillon nesër (13 maj) dhe përfundon më 17 maj.
Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria dhe Turqia janë shtetet pjesëmarrëse të këtij turneu të rëndësishëm.
FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky që ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale të lojtarëve/eve.
Trajner: Egzon Uka, ndihmëstrajnerë: Adel Imeri




















You must be logged in to post a comment Login