Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 21:00 janë regjistruar 26 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive, 4 nën mbikëqyrje dhe 1 nën kontroll.
Për përballimin e situatës vijon angazhimi i koordinuar i strukturave vendore dhe qendrore, të mbështetura nga 270 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Në Gojan–Gjegjan, Pukë, vijon puna intensive për shuarjen dhe izolimin e vatrave në një terren të vështirë.
Janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse me 29 efektivë MZSH, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 50 forca bashkiake, 50 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga 1 automjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë të FA-së.
Forcat dhe mjetet janë pozicionuar në pikat me rrezik për ndërhyrje të menjëhershme.
Falë ndërhyrjes janë shpëtuar 2 banesa të banuara, ndërsa janë marrë masa edhe për evakuimin e disa banorëve.
Në Shtanë, Mirditë, vijon angazhimi për mbrojtjen e zonës së banuar me 40 forca bashkiake, të mbështetura nga 30 efektivë të FA-së, 2 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë.
Përforcimi i angazhimit është evident.
Në Dukat, Vlorë, operacioni është përforcuar me 2 automjete zjarrfikëse, punonjës të pyjores, forca administrative dhe efektivë të FA-së.
Në Dajt, Tiranë, punohet për izolimin e vatrave të mbetura me 30 efektivë të FA-së, 13 efektivë MZSH, 9 forca të AZM-së dhe 1 helikopter të FA-së.
Në Bërshi, Klos, janë angazhuar forca për ndalimin e përhapjes së zjarrit.
Ndërhyrjet kanë sjellë përmirësim në disa zona: Farka është nën kontroll, ndërsa Mal Miloti, Lufaj, Kalivaç dhe mali i Çikës mbahen nën mbikëqyrje.





















You must be logged in to post a comment Login