Opozita ka vazhduar protestat para Qeverisë, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkelje të Kushtetutës dhe ushtrim të funksioneve të dyfishta nga ministrat.
Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka paralajmëruar rritje të zemërimit qytetar.
Edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kabinetin qeveritar, duke thënë se 17 nga 21 anëtarët janë deputetë të betuar dhe po ushtrojnë funksione të dyfishta.
Në protestë janë bashkuar edhe asambleistë nga Lipjani, ndërsa PDK-ja ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve para Qeverisë, me mbështetjen e AAK-së dhe grupeve të tjera.
Për më shumë ndiqeni kroniken më poshtë:





















You must be logged in to post a comment Login