Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar një person që dyshohet për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik.
Sipas kërkesës së forcave të rendit, thuhet se sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com” thuhet në kërkesën e policisë.





















You must be logged in to post a comment Login