Pas takimit të mbajtur sot, KPK ka dorëzuar edhe zyrtarisht në Presidencën e Republikës së Kosovës nominimin për Zejnullah Gashi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Nominimi është përcjellë Shkëlqesisë së Saj, Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj.
Albulena Haxhiu, së bashku me dokumentacionin e plotë që ka shoqëruar tërë procesin e përzgjedhjes.
Me dorëzimin e nominimit dhe dokumentacionit përkatës, procedura kalon në fazën e trajtimit nga Presidenca, ndërsa hapat e mëtejshëm do të zhvillohen në përputhje me kompetencat dhe afatet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.





















You must be logged in to post a comment Login