Me qëllim të forcimit të mbikëqyrjes inspektuese, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë vendim që, nga 1 shtatori, Inspektorati Qendror i Punës të kalojë në inspektime plotësisht digjitale.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo do të mundësojë dokumentim në kohë reale, rritje të transparencës, llogaridhënie më të madhe dhe monitorim më efikas të punës në terren.
Ministria gjithashtu ka njoftuar për përdorimin e teknologjisë së dronëve për inspektimin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar.
Forcimi i koordinimit ndërinstitucional synon shkëmbimin e informacionit në kohë reale për një mbikëqyrje efikase dhe parandaluese.





















You must be logged in to post a comment Login