Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka vizituar fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku të martën u zbulua një varr masiv që dyshohet se prehen trupat e 23 intelektualëve të Mitrovicës, të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Në një prononcim para mediave, ai tha se gërmimet kanë nisur dhe mund të konstatohet se mbetjet mortore janë me origjinë njerëzore.
Isufaj falënderoi Policinë e Kosovës, kolegët e tij të Prokurorisë Speciale, stafin dhe ekipin e Mjekësisë Ligjore për punën profesionale.
Gërmimi i varrit masiv pritet të zgjasë, ndërsa identifikimi i mbetjeve mortore kërkon kohë dhe standard të lartë.
Isufaj bëri thirrje për kufizimin e deklarimeve që mund të dëmtojnë procesin.





















You must be logged in to post a comment Login