Aktorja e njohur Grese Gashi ka treguar se aktualisht nuk është në një lidhje dashurie, por ka pranuar se zemra e saj duket se ka zgjedhur dikë.
E pyetur nëse është në lidhje, ajo është përgjigjur me sinqeritet dhe pak mister: “Jo, veç po më pëlqen dikush shumë, po ai s’e din, as s’ka me ditë kurrë.” Deklarata e saj ka ngjallur menjëherë kureshtje, pasi mbetet mister se kush është personi që i ka rrëmbyer zemrën aktores.
Megjithatë, Grese duket se ka vendosur ta mbajë këtë simpati vetëm për vete, duke mos zbuluar identitetin e djalit misterioz.





















You must be logged in to post a comment Login