Një 45-vjeçar shqiptar është ndaluar nga karabinierët në Itali, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij 44-vjeçare duke e drejtuar qëllimisht automjetin drejt detit në portin Cattolica, në provincën e Riminit.
Burri e kishte ftuar bashkëshorten të dilnin me makinë, por në vend të pazarit, ai përshpejtoi makinen drejt ujit.
Pas goditjes së një shtyllëje, makina përfundoi në det rreth tre metra thellë.
Gruaja arriti të çlirohej përmes xhamit, ndërsa disa të pranishëm në breg i ndihmuan ata të shpëtonin.
Gruaja u dërgua në spital për kontrolle, ndërsa burri u vu në ndalim pas tentativës së vrasjes.
Një natë më parë, ai ishte arrestuar për një konflikt familjar dhe dëmtimin e një automjeti policie.





















You must be logged in to post a comment Login