West Ham United ka reaguar pas koreve të tifozëve të klubit drejtuar futbollistit Manor Solomon, gjatë barazimit 2-2 ndaj Burnleyt në ndeshjen hapëse të sezonit në Kampionat.
Klubi londinez ka bërë thirrje që tifozët të ndalojnë këndimin e një kënge që e cilësoi si ‘ofenduese dhe përçarëse’, duke theksuar se ajo përmbante një ‘mesazh anti-palestinez’.
Në një deklaratë zyrtare, West Ham nënvizoi rëndësinë e respektimit të vlerave të barazisë, diversitetit dhe përfshirjes, duke kërkuar që mbështetja për ekipin të mos shndërrohet në ofendime apo diskriminim ndaj të tjerëve. ‘Ne i inkurajojmë tifozët tanë të këndojnë me zë të lartë dhe me krenari për klubin dhe lojtarët që veshin fanellën kuq e kaltër, por asnjëherë në një mënyrë që krijon përçarje apo ofendon tifozët e tjerë’, thuhet në deklaratën e West Hamit.
Nuk është hera e parë që Solomon bëhet objekt i koreve të tilla.
Incidente të ngjashme u raportuan edhe në vitin 2025, gjatë periudhës kur sulmuesi ishte i huazuar te Leeds United.
Edhe atëherë, klubi reagoi duke dënuar sjelljen dhe duke rikujtuar politikën e tij të tolerancës zero ndaj diskriminimit.





















You must be logged in to post a comment Login