Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka informuar se aktualisht po përballet me zjarre në fshatrat Kutlloc dhe Bajgor.
Ndërkohë, ekipet përgjegjëse, zjarrfikësit dhe vullnetarët janë në terren për të ndërhyrë menjëherë.
Peci po punon për ta kontrolluar situatën dhe parandaluar përhapjen e zjarrit.
Ai u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë ditëve me temperatura të larta dhe të evitojnë veprime që mund të shkaktojnë zjarr. Çdo vatër zjarri duhet raportuar në numrin +383 28 530 129.





















You must be logged in to post a comment Login