Ekipi i volejbollit për femra të Kosovës ka siguruar një fitore tjetër në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:1 në sete.
Vajzat kosovare kanë luajtur shumë mirë dhe kanë triumfuar me rezultatet 30:28, 25:17, 19:25 dhe 25:16.
Kjo ishte fitore e dytë për Kosovën në këtë garë, pas fitores ndaj Algjerisë.
Megjithatë, ekipi ynë ka pësuar edhe një humbje, kundër Greqisë.
Ndeshja e ardhshme dhe vendimtare për kalimin e grupit do të jetë kundër Turqisë, e cila do të zhvillohet nesër (e martë).





















You must be logged in to post a comment Login