Albulena Haxhiu fton partitë politike në konsultime për datën e zgjedhjeve në Kosovë


- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar partitë politike në konsultime për datën e zgjedhjeve në Kosovë.


- Advertisement -

Takimi do të mbahet sot në ora 15:00.

Ajo ditën e djeshme u takua me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, për të diskutuar procesin zgjedhor që duhet të përfundojë brenda 45 ditësh.

Përfaqësuesit e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Kjo situatë erdhi pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditëve nga shpërbërja e Parlamentit.

Leave a Reply