Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka realizuar një operacion policor për luftimin e trafikimit të narkotikëve.
Pas një informacioni në rrugë operative për një dërgesë të dyshuar përmes postës, janë ndërmarrë veprime të koordinuara hetimore dhe operative.
Në një ndalim në rrugën Prishtinë–Prizren në Llapushnik, është gjetur një pako me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Një person i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe ndaluar për 48 orë, me mbi 1 kilogram marihuanë dhe një telefon mobil të sekuestruar si prova materiale.





















You must be logged in to post a comment Login