Para 93 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare.
Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon.
Ajo njihet si mbretëresha e këngës shqipe.
Ikona e muzikës shqiptare, la pas vetes një karrierë të bujshme.
Nexhmije Pagarusha ka lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Ka ushtruar edhe aktivitet prej aktoreje, duke u paraqitur në disa skena të filmave.
Nga viti 1984 vendos të përmbyllë karrierën si këngëtare.
Më 2012, u dekorua me “Nderi i Kombit”.
Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë më 7 shkurt 2020 në moshën 86-vjeçare.




















