Aksioni i Prokurorisë Speciale në Zubin Potok për varrezë masive ka përfunduar për sot, por burimet bëjnë të ditur se do të vazhdojë nesër.
Sot, Prokuroria Speciale ka ndaluar dy persona M.J dhe M.B lidhur me këtë rast.
Në një aksion në Zubin Potok, i urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, është kryer zhvarrosje, autopsi dhe identifikim i mbetjeve mortore në një lokacion të kësaj komune.
Prokuroria ka konfirmuar operacionin për zhvarrosje dhe identifikim të mbetjeve mortore në Zubin Potok.





















You must be logged in to post a comment Login