Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje nëse nuk arrihet marrëveshje politike për çështjen e Presidentit.
Në një postim në Facebook, Haxhiu pati kritika për partitë politike për mungesë dialogu, duke thënë se tri procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultate të përafërta, sipas saj, dëshmojnë se pa konsensus politik nuk ka zgjidhje për të dalë nga situata aktuale.
Ajo tha se në ftesën për takim i ka ftuar krerët e të gjitha subjekteve politike parlamentare për të diskutuar për një zgjidhje, ndërsa shprehu keqardhje që PDK dhe Aleanca e kanë refuzuar ftesën.
Haxhiu gjithashtu theksoi se zgjedhjet duhet të jenë opsioni i fundit dhe ka kërkuar reflektim nga partitë deri të martën, me shpresën që takimi të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje politike.





















You must be logged in to post a comment Login