Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, ka folur për të ardhmen e sulmuesit anësor Rafael Leao, duke lënë të kuptohet se portugezi nuk e ka të garantuar një vend në formacionin e skuadrës kuqezi. “Leao është lojtari ynë.
E kam thënë edhe më parë se jemi të lumtur që e kemi në skuadër.
Ai është një lojtar shumë i vlefshëm.
Do të shohim, por ai do të duhet të luftojë për një vend në skuadër”, deklaroi Amorim.
Trajneri portugez theksoi se konkurrenca për vendet në repartin ofensiv do të jetë e fortë, veçanërisht pas paraqitjeve të mira të Cisses dhe ndryshimit të rolit të Alexis Saelemaekers. “Mendoj se paraqitjet e Cisses do të krijojnë konkurrencë për të.
Saelemaekers ka ndryshuar pozicion, ndërsa Pulisic po ashtu po rikthehet.
Ka shumë lojtarë që do të luftojnë për një vend në formacion”, shtoi Amorim.
Këto deklarata vijnë në një moment kur e ardhmja e Leaos në Milan është vënë në pikëpyetje.
Më herët, eksperti i afatit kalimtar Nicolo Schira raportoi se 27-vjeçari nuk është pjesë e planeve të trajnerit portugez për sezonin e ardhshëm.





















You must be logged in to post a comment Login