Forcat e rendit në Shqipëri kanë kapur një 31-vjeçar në Krujë, i cili dyshohet për kultivim të bimëve narkotike.
Pas arrestimit, autoritetet kanë bërë të ditur se janë gjetur 42 bimë të llojit cannabis sativa dhe janë sekuestruar 600 gramë lëndë e dyshuar.
Ndërkohë, një person tjetër është në kërkim për të njëjtën ngjarje. “Nga hetimet ka rezultuar se këta dy shtetas kishin kultivuar 42 bimë të dyshuara në një zonë pyjore të fshatit Mukaj”, thuhet në njoftim.
Policia po kërkon për 43-vjeçarin tjetër që dyshohet se ka qenë i përfshirë në këtë veprim.





















You must be logged in to post a comment Login