Petrit Hoxhaj, asamblisti nga radhët e ‘Guxo’ në Prizren, ka shprehur shqetësime për mungesën e qartësisë në udhëheqjen e subjektit politik.
Ai theksoi se gjërat brenda partisë kanë dalë nga kontrolli, duke shprehur mosbesim në rrugën politike të subjektit.
Hoxhaj ka ngritur disa çështje të cilat, sipas tij, janë përcjellë me heshtje nga strukturat e partisë, duke përmendur mospropozimin e Vjosës Osmani për postin e presidente dhe largimin e flamurit Dardan nga zyra e Presidencës. ‘Pse gjithë kjo heshtje?
Deri kur duhet të heshtim?
Kujt jemi duke i shërby?’, shkroi Hoxhaj.




















