Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka rinovuar mandatin e drejtorit Elvir Azizi për tre vjet, duke e vlerësuar për punën e tij të shkëlqyer.
Megjithatë, në QKUK vazhdojnë të ketë sfida në shërbimet e tyre si pritja e gjatë për MRI, mungesa e stentave dhe listat e gjata për koronarografi.
Në fushën e Ortopedisë, pacientët presin deri në gjashtë vjet për vendosjen e protezave në gju dhe materiale të nevojshme.
Për më shumë detaje, ndiqni kronikën e përgatitur.




















