Ky është rasti i katërt me fatalitet që raportohet brenda këtij viti në KEK.
Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit Arbenit Ahmeti, ndërsa ka ngritur shqetësime për kushtet e sigurisë në vendet e punës në këtë korporatë.
Kushtet e punës në KEK janë të rënda dhe ka mungesë të pajisjeve mbrojtëse për punëtorët.
Sindikata ka edhe shqetësime për sëmundjet që mund të lidhen me kushtet e punës në KEK.
Jashari kritikon qasjen që institucionet dhe menaxhmenti ndërmarrin masa vetëm pasi të ndodhin aksidentet, duke kërkuar që problemet e sigurisë të adresohen paraprakisht.
Vetëm gjatë vitit 2026, katër punëtorë të KEK-ut kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në vendin e punës: Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe Arbenit Ahmeti.





















You must be logged in to post a comment Login