Në një intervistë për gazetaren e Klanit, Amantina Hasani në emisionin “Edicioni Special”, ai tha se më i prekuri është fshati Kovragë, ku rreth 90 për qind e rendimenteve bujqësore janë shkatërruar. ‘Fatkeqësisht është prekur zona më bujqësore e komunës së Istogut.
Në fshatin Kovrag rreth 90 për qind e rendimenteve janë dëmtuar nga moti i rëndë,’ deklaroi Ademaj.
Ai shtoi se dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në zonën e Gurrakocit, ku janë dëmtuar kulturat e misrit, duke rrezikuar furnizimin me ushqim për blegtorinë, ndërsa dëme kanë pësuar edhe plantacionet e mollëve dhe fushat me shalqi. ‘Po flasim për tetë fshatra që janë prekur në masë të madhe.
Misri është dëmtuar rëndë, ndërsa janë shkatërruar edhe plantacionet e mollëve dhe fushat me shalqi,’ tha ai.
Ademaj bëri të ditur se Komuna do të hapë thirrje publike për paraqitjen e dëmeve, ndërsa ekipet e vlerësimit do të dalin në terren për evidentimin zyrtar. ‘Deri në fund të javës do t’i kemi vlerësimet konkrete.
Gjithashtu, kryeministri dhe ministri i Bujqësisë e kanë konfirmuar vizitën dhe besoj se përkrahja e Qeverisë është më se e domosdoshme për t’u dalë në ndihmë fermerëve tanë,’ përfundoi Ademaj.





















You must be logged in to post a comment Login