Dy persona janë arrestuar në Spanjë në lidhje me dy nga zjarret më të mëdha pyjore që kanë përfshirë vendin, ka bërë të ditur Garda Civile spanjolle.
Sipas autoriteteve, të arrestuarit dyshohen për përfshirje në zjarret që kanë prekur rajonin e Madridit dhe rajonin Castilla-La Mancha.
Ndërkohë, autoritetet kanë hequr urdhrat e fundit për evakuimin e banorëve në rajonin e Madridit, pasi dhjetëra mijëra persona u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut që paraqisnin flakët, raporton Sky News.
Zjarret kanë shkaktuar shqetësim të madh në disa pjesë të Spanjës, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të tyre.
Ndërkohë, edhe në Francë policia ka arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për zjarrvënie gjatë ditëve të fundit.
Sipas raportimeve, 15 prej tyre lidhen me zjarrin e madh pyjor që ka përfshirë vendin.





















You must be logged in to post a comment Login