Një shtetas kosovar është ekstraduar të shtunën nga Kroacia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Ai kërkohej për veprën penale ‘Dhunimi’. ‘Me datën 15.08.2026 është ekstraduar nga Kroacia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë për përfshirje në veprën penale ‘Dhunimi’’, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse policore për procedura të mëtejshme ligjore.





















You must be logged in to post a comment Login