Një banor i fshatit ka treguar për Klankosova.tv se familjari i tij i nënshtrohet dializës dhe është i varuar vazhdimisht nga aparaturat e oksigjenit.
Kan familjar me dializë, aparati oksigjenit i duhet non stop.
Po mundohemi me gjenerator me funksionu pasi që mungesa e energjisë elektrike është që 40 orë e më shumë”, ka thënë banori.
Ata po detyrohen të përdorin gjeneratorë për të mbajtur në funksion pajisjet jetike.
Banorët kanë kërkuar aktivizimin e trafostacionit dhe aktivizimin e kabllajës elektrike, por ende nuk janë realizuar.
KEDS-i i ka informuar se përgjegjësia për këtë çështje i takon Elektroserverit, por banorët vazhdojnë të paguajnë për shërbimin e energjisë elektrike, edhe pse mungon.
Ndërprerja e energjisë elektrike ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme për ta.





















You must be logged in to post a comment Login