Llapjanët dhe prishtinasit kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e tyre në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja pritet të luhet në stadiumin Zahir Pajaziti, fillim ora 15:00.
Ekipi i Tahir Batatinës synon fitoren për të ruajtur shpresat për mbijetesë, ndërsa skuadra e Qëndrim Kidës do të përpiqet të sigurojë tri pikë për të qëndruar në garë për pozitën e barazhit.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë përzgjedhur formacionet më të mira të mundshme për këtë takim.
Formacioni i Llapit: Coric; Idrizi, Aliu, Rama, Blakçori; Musolli, Ramadani; H.Hyseni, Hasani, Sadriu; M.Hyseni.
Formacioni i Prishtinës së Re: Smakiqi; Zekolli, Morina, Prenci, Trajkovski; Doukoure, Mekic; Kadriu, Gomes, Vedji; Kargbo.