Presidenti amerikan, Donald Trump ka mohuar raportimet se SHBA-ja ka shteruar rezervat e municioneve ushtarake.
Ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë “sasi masive” municionesh, derisa edhe prodhimet vazhdojnë të jenë në sasi të mëdha. ‘SHBA-të kanë sasi masive ‘municioni’, veçanërisht të llojeve të caktuara.
Përveç kësaj, sasi të mëdha po prodhohen dhe dërgohen në SHBA sipas nevojës’, ka shkruar Trump në Truth Social në orët e para të së enjtes.
Gjithashtu, ai ka shkruar se kompanitë e mbrojtjes po ndërtojnë numrin më të madh të fabrikave dhe uzinave në histori.
CNN ka raportuar të martën se ushtria amerikane kishte shterruar gati 80% të interceptorëve të saj për sistemin e saj kryesor të mbrojtjes nga raketat THAAD, dhe se komandantët e lartë ushtarakë amerikanë kishin paralajmëruar se rezervat e municioneve të Pentagonit janë “jashtëzakonisht të ulëta.





















You must be logged in to post a comment Login