Ish-mesfushori i Arsenalit, Francis Coquelin, është dërguar me urgjencë në spital pas një përplasjeje të rëndë kokë më kokë gjatë një ndeshjeje në Francë.
Coquelin, 35-vjeçar, u rikthye këtë verë te klubi i vendlindjes së tij, Laval, duke iu bashkuar skuadrës së Ligue 2 si lojtar i lirë.
Pas debutimit në humbjen 3-1 ndaj Rodez AF, Coquelin u paraqit për herë të dytë me Lavalin në ndeshjen e radhës, por aventura e tij në fushë mori një kthesë të frikshme.
Në minutat e para të takimit, francezi u përplas fuqishëm kokë më kokë me Wilitty Younoussën, i cili po zhvillonte debutimin e tij me Nantes.
Përplasja ishte aq e rëndë sa që ekipet mjekësore u detyruan të ndërhynin menjëherë.
Të dy futbollistët u nxorën nga fusha me barela, ndërsa për incidentin raportohet se u angazhua edhe Kryqi i Kuq Francez.
Coquelin, fatmirësisht, ishte i vetëdijshëm pas përplasjes, por u dërgua në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve dhe skanimeve të nevojshme.
Sipas raportimeve fillestare, ish-lojtari i Arsenalit mund të ketë pësuar frakturë në kockën rreth syrit, dëmtim që potencialisht mund ta lërë jashtë fushave për disa muaj.





















You must be logged in to post a comment Login