Shqiptari Gjoni Palokaj, me prejardhje nga Velezha e Prizrenit, lindur e rritur në Hanover të Gjermanisë, është gati për sfidën më të madhe të karrierës së tij.
Më 11 korrik, në eventin spektakolar OKTAGON 91 në Lanxess Arena të Këlnit, ai do të përballet me kampionin e peshës pendël Machaev, në një duel për titull.
Palokaj vjen në këtë meç si një nga emrat më në formë të MMA-së evropiane.
Ai është ende i pamposhtur në organizatën OKTAGON dhe mban një seri prej tetë fitoresh radhazi.
Me rekord profesional prej 13 fitoresh dhe 3 humbjesh, shqiptari synon të shkruajë histori duke u shpallur kampion i njërës prej organizatave më prestigjioze të MMA-së në Evropë.




















