Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Haradinaj në konferencë: Sipërmarrësit shtylla e ekonomisë së Kosovës

Në konferencën e organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, diskutoi me përfaqësues të biznesit për sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendit, si dhe për rolin vendimtar të diasporës në forcimin e ekonomisë dhe mbështetjen e bizneseve vendore.

Haradinaj theksoi se sipërmarrësit janë shtylla e ekonomisë së Kosovës, duke krijuar vende pune, duke mbajtur familje dhe duke dhënë shpresë përmes punës dhe investimeve të tyre.

Ai u shpreh se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qëndruar gjithmonë krah bizneseve, duke vlerësuar se nuk mund të ketë shtet të fortë pa ekonomi të fortë dhe pa mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorin privat.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Duke prezantuar orientimet e programit për zgjedhjet e ardhshme, Haradinaj tha se fokusi kryesor do të jetë fuqizimi i ekonomisë vendore, lehtësirat fiskale, digjitalizimi dhe krijimi i një klime më të favorshme për investime të huaja.

Ai theksoi se ky program do të zbatohet në qeverisje me kandidatin për Kryeministër, Ardian Gjini.

Në fjalën e tij, Haradinaj nënvizoi gjithashtu se siguria mbetet parakusht për zhvillim ekonomik, duke theksuar se anëtarësimi në NATO është objektiv strategjik për një Kosovë më të sigurt dhe më atraktive për investime.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai veçoi edhe rolin e diasporës dhe bizneset shqiptare në botë, duke i cilësuar si ura lidhëse me tregjet dhe përvojat ndërkombëtare, të domosdoshme për zhvillimin ekonomik të vendit. “Bashkëpunimi me diasporën dhe bizneset është rruga që e çon Kosovën përpara”, u shpreh Haradinaj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet e reja. As Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ende nuk ka nënshkruar dekretin që cakton datën e zgjedhjeve, duke pritur vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës për...

ShowBiz

Një lajm i trishtë ka prekur familjen e moderatoresë së njohur Brikena Beqiri, e cila ka humbur nënën e saj. Përmes një njoftimi zyrtar,...

Advertisement

Copyright © 2026 Lajmeria.info. Powered by Illyrian Space