Sipas tij, një situatë e tillë duhet të lexohet si mesazh negativ dhe institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa për përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike.
Hoti ka kritikuar gjithashtu mungesën e një kontrate aktive të Kosovës me kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar këtë si një mangësi serioze në diplomacinë kosovare.
Ai theksoi se Kosova ka mbetur prapa edhe në angazhimin e lobimit dhe shfrytëzimin e mekanizmave të tjerë për promovimin e interesave të saj.
Profesori Hoti tha se vendet e rajonit, përfshirë Serbinë, kanë bërë hapa të mëdhenj në këtë drejtim dhe po arrijnë ta përmirësojnë imazhin e tyre ndërkombëtar.
Në fund, ai e përmendi edhe një proverb për të ilustruar pozitën e shteteve të vogla përballë fuqive të mëdha: ‘Lufta e të mëdhenjve është taksirati i të vegjëlve.’





















You must be logged in to post a comment Login