Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Incident i rëndë në Dresden: Policisë i duhej të qëllojë 41-vjeçarin e armatosur

Një incident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në qytetin e Dresdenit, në Gjermani, ku policia qëlloi dhe plagosi një burrë 41-vjeçar të armatosur pranë një supermarketi.

Sipas autoriteteve gjermane, rreth orës 08:20 policia u njoftua nga qytetarët se një person i armatosur ndodhej pranë një marketi në lagjen Friedrichstadt.

Në vendin e ngjarjes u dërguan menjëherë forca të specializuara.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Policia bëri të ditur se i dyshuari mbante në duar një armë dhe, sipas deklaratës zyrtare, e drejtoi atë ndaj efektivëve, duke qëlluar në drejtim të tyre.

Si reagim, disa policë përdorën armët e shërbimit, duke e plagosur 41-vjeçarin, i cili më pas u neutralizua dhe u dërgua në spital për trajtim.

Sipas policisë, pas të shtënave burri ka bërtitur një shprehje fetare islame.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkohë, dëshmitarë të cituar nga mediat lokale kanë deklaruar se ai kishte thirrur ‘Allahu Akbar’ gjatë incidentit.

Autoritetet kanë nisur hetime ndaj tij për kanosje dhe shkelje të ligjit për armët.

Po ashtu, nën hetim është edhe përdorimi i armëve nga policia, për të vlerësuar nëse ndërhyrja ka qenë në përputhje me ligjin.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Hetuesit ende nuk kanë konfirmuar nëse arma që mbante i dyshuari ishte funksionale apo e aftë për të qëlluar, ndërsa motivi i pranisë së tij pranë supermarketit mbetet i paqartë.

Zona përreth supermarketit u rrethua për disa orë, ndërsa policia ka bërë të ditur se aktualisht nuk ekziston rrezik për qytetarët.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement