Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 korrik 2026, rreth orës 19:16, kur një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka therur me thikë viktimën.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.





















You must be logged in to post a comment Login