Një autobus që i përkiste shkollës “King David Junior” po kthehej në kryeqytetin Kampala pas një udhëtimi te ujëvarat Sipi, në distriktin Kapchorwa të Ugandës lindore, kur ndodhi aksidenti të enjten, duke lënë të vdekur gjithsej 22 nxënës dhe dy të rritur, si dhe duke plagosur disa të tjerë.
Zëdhënësi i policisë rrugore, Michael Kananura, tha se 23 viktima të tjera vazhdojnë të trajtohen në spitalin e Kapchorwa-s.
Hetimet paraprake sugjerojnë se shoferi humbi kontrollin dhe autobusi doli nga rruga e u përmbys pasi goditi një gur të madh.





















You must be logged in to post a comment Login