I dyshuari, në të 30-at, po mbahet në paraburgim pas incidentit që ndodhi në veri të Belfastit rreth orës 22:30 të së hënës.
Pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë disa persona, përfshirë një me shkop, duke u përballur me sulmuesin e dyshuar derisa mbërriti policia.
Një burrë rreth të 40-ave që u plagos në sulm po trajtohet në spital dhe gjendja e tij përshkruhet si e rëndë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, e ka cilësuar incidentin si “të neveritshëm”, duke theksuar se nuk do të ketë “aspak tolerancë për skena të tilla të dhunës në rrugët tona”. “Sulmi i tmerrshëm në Belfast mbrëmë është i neveritshëm.
Mendimet e mia janë para së gjithash me viktimën dhe falënderoj shërbimet e emergjencës, përfshirë qytetarët që ndërhynë,” tha ai.
Edhe kryeministrja e Irlandës së Veriut e ka dënuar sulmin, duke e quajtur “tentim-vrasje të tmerrshme”.
Policia e Irlandës së Veriut tha se një hetim i plotë është duke u zhvilluar për të zbardhur motivin e sulmit dhe se rasti është trajtuar si “incident kritik”.
Ndihmës kryekomisari Ryan Henderson deklaroi se policia ka mbërritur në vendngjarje brenda pak minutash dhe falënderoi qytetarët që ndërhynë për të ndalur sulmin, duke e quajtur veprimin e tyre “trimëri dhe frymë komunitare”.
Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të mos shpërndajnë pamjet e incidentit, transmeton Klankosova.tv.





















You must be logged in to post a comment Login