Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajori Ozkan Ulutash, priti të hënën Komandantin e Komandës së Përbashkët Aleate të Forcave në Napoli (JFC Naples), admiralin George M.
Wikoff.
Admirali Wikoff vizitoi kampin Novo Selo, ku u informua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe për angazhimin e përditshëm të KFOR-it në mbështetje të një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Gjatë vizitës, ai zhvilloi takime edhe me personelin e KFOR-it.
Gjeneralmajori Ulutash e shoqëroi admiralin Wikoff në një fluturim vëzhgues me helikopter përgjatë vijës kufitare të Kosovës me Serbinë, gjatë të cilit e informoi për praninë e KFOR-it dhe aktivitetet patrulluese që misioni zhvillon përgjatë kësaj vije.





















You must be logged in to post a comment Login