Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Komisioni Evropian miraton 158.9 milionë euro për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Kosova përjashtohet nga ndihma financiare

Komisioni Evropian ka aprovuar një paketë të re financiare prej 158.9 milionë euro për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ndërsa vendet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën, vazhdojnë të mbeten pa përfitime nga kësti i fundit i ndihmës evropiane.

Sipas njoftimit të Komisioni Evropian, nga ky këst i tretë financiar Shqipëria do të përfitojë 49 milionë euro, Mali i Zi 44.2 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut 65.7 milionë euro.

Pagesa lidhet me periudhën e tretë gjashtëmujore të raportimit dhe përfshin reformat e realizuara deri në fund të dhjetorit 2025.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Komisioni Evropian vlerësoi pozitivisht hapat reformues të ndërmarrë nga Shqipëria dhe Mali i Zi në fushën e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit, si dhe nga Maqedonia e Veriut në sektorët e arsimit dhe digjitalizimit.

Nëpërmjet lirimit të fondeve të sotme, shuma totale e miratuar në kuadër të këtij instrumenti arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut.

Nga Komisioni Evropian bëhet e ditur se një pjesë e mjeteve financiare do të transferohet drejtpërdrejt në buxhetet shtetërore të vendeve përfituese, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për projekte investuese përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Këto investime pritet të mbështesin projekte infrastrukturore në sektorë strategjikë si transporti i qëndrueshëm, energjia e pastër, zhvillimi digjital dhe forcimi i kapitalit njerëzor.

Plani i Rritjes konsiderohet si paketa më ambicioze financiare e Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Programi mbulon periudhën 2024-2027 dhe ka një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh, të ndara pjesërisht në formë grantesh dhe pjesërisht përmes kredive me kushte të favorshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Qëllimi i këtij plani është afrimi gradual i vendeve të rajonit me tregun unik evropian, forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal, përshpejtimi i reformave të lidhura me integrimin evropian dhe rritja e mbështetjes financiare para-anëtarësuese.

Në të njëjtën kohë, paketa synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement