Livia Brunga ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale gjatë një interviste në emisionin ‘Top Arena’, ku foli për ndryshimet pas pjesëmarrjes në ‘Big Brother VIP’ dhe marrëdhëniet me disa prej personazheve të njohur.
E pyetur se si ka ndryshuar jeta e saj pas daljes nga reality show, Livia u shpreh se vazhdon të jetë e njëjta vajzë, pavarësisht angazhimeve të reja në televizion. ‘Livia pas ‘Big Brother’ ka qenë thjesht Livia.
Nuk kam ndryshuar.
Jam angazhuar më shumë me televizionin, por jam gjithmonë ajo Livia e shoqërisë, e qetë’, tha ajo.
Gjatë intervistës, Livia foli edhe për raportet me ish-banorë të tjerë, duke zbuluar se një miqësi e saj nuk ka vazhduar pas përfundimit të spektaklit. ‘Më vjen keq ta them, por kisha një shoqëri shumë të mirë me Valbonën, aktualisht nuk flasim më.
E kam xhan, por nga larg’, u shpreh ajo.
Ndërkohë, për raportin me Rozana Radin, Livia sqaroi se miqësia mes tyre vazhdon të jetë e fortë dhe se nuk ka pasur ndryshime pavarësisht aludimeve në rrjet. ‘Miqësia me Rozanën është siç e keni parë në ‘Big Brother’.
Kemi një miqësi shumë të ngushtë dhe jam gjithmonë në kontakt me të’, deklaroi Livia.





















You must be logged in to post a comment Login