Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Marshi për Liri: Aktivitetet para verdiktin e Hagës, përkrahja për drejtësi dhe liri

Ky marsh do të mbahet katër ditë para se të merret verdikti nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për themeluesit dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, në një konferencë për media, kanë shpalosur aktivitetet që do t’i paraprijnë dhe do ta pasojnë këtë marsh.

Hoxha tha se tash e 6 vite kjo platformë, bashkë me qytetarët kanë shfaqur kërkesën për gjykim të drejtë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dhe për 6 vite e kemi parë të gjitha aktakuzat e Prokurorisë kanë qenë të paqëndrueshme dhe janë rrëzuar një nga një.

Por, 16 shtatori duhet të jetë përfundimi i kësaj sage të errët.

Dhe ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Jo duke paragjykuar vendimin e drejtësisë dhe jo duke ndërhyrë në procesin gjyqësor, por duke e bërë të dëgjueshëm zërin qytetar për drejtësi, dinjitet, kujtesë dhe respekt ndaj historisë sonë”, tha ajo.

Hoxha tregoi se nga nesër fillojnë dy aktivitete, numërimi mbrapsht deri më 16 shtator dhe “Netët e lirisë”.

Aktiviteti i parë fillon nesër, në ora 10:00 në Prishtinë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Do të vendosim një countdoën – numërim mbrapsht, i cili do të numërojë kohën deri më 16 shtator, në ora 10:00, kur pritet seanca e fundit e përmbylljes së procesit në Hagë.

I njëjti aktivitet do të jetë i shtrirë në të gjitha komunat e Kosovës. Çdo orë që kalon do të na kujtojë se Kosova po pret.

Pret drejtësi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pret dinjitet.

Pret çlirimtarët të kthehen në shtëpinë e vet.

Aktiviteti ynë i dytë, NETËT E LIRISË do të zhvillohet në shtatë zonat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Netët e Lirisë do të jenë net të kujtesës, të rrëfimit dhe të bashkimit mes brezave për rrugën e vështirë dhe sakrificat për liri”, shtoi ajo.

Ndërkaq, Ismail Tasholli ftoi të gjithë spektrin politik të Republikës së Kosovës t’i bashkohet këtij marshi.

I ftojmë të gjitha partitë politike shqiptare dhe liderët e 4 partive më të mëdha më vend, z.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kurti, z.

Hamza, z.

Abdixhiku, z.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjini që të bëhen pjesë e Marshit për Liri.

Kjo ftesë u drejtohet të gjithëve, pa përjashtim.

I ftojmë këta të jenë të pranishëm dhe të kenë adresimin e tyre publik në Marshin për Liri.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Jo për të bërë fushatë.

Jo për të ngritur flamuj partiakë.

Por për Kosovën, për lirinë, për të ardhmen”, tha ai.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Tasholli njoftoi se kjo platformë do të zhvillojë edhe një aktivitet në Hagë me diasporën shqiptare, më 16 shtator.

Më 16 shtator, kur vëmendja do të jetë e përqendruar në Hagë, “Liria ka Emër” do të organizojë aktivitet edhe në Hagë, së bashku me diasporën shqiptare.

Nga Kosova deri në Hagë, mesazhi ynë do të jetë i njëjtë: KOSOVA PO PRET.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prandaj, nga nesër në sheshin e Prishtinës fillon numërimi mbrapsht.

Nga 16 shtatori, Kosova më nuk do të jetë njësoj”, theksoi ai.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement