Ngërçi politik në Kosovë po shkakton pasoja të mëdha në ekonomi, duke rrezikuar investimet e huaja, fondet ndërkombëtare dhe projektet e mëdha, ndërsa paqëndrueshmëria institucionale po dëmton edhe imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare, vlerësojnë ekonomistë dhe analistë politikë.
Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se Kosova është shndërruar në një shtet joserioz dhe se vazhdimi i paqëndrueshmërisë politike mund të ndikojë në uljen e angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare.
Muhaxhiri ka paralajmëruar se pasojat e një situate të tillë do të jenë të shumëfishta, duke përfshirë ekonominë, politikën dhe imazhin e Kosovës.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se ngërçi politik po krijon paqartësi të mëdha ekonomike dhe po dëmton raportet me partnerët ndërkombëtarë.
Shahini ka paralajmëruar se vazhdimi i ngërçit politik mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe në investimet e huaja.





















You must be logged in to post a comment Login