Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës, pas një banesë është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, 1 dhe 3 vjeç.
Rastin e kanë konfirmuar nga policia shqiptare. ‘Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 teksa policia po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.





















You must be logged in to post a comment Login