Rogert Sterkaj, ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime On Top”.
Në një moment gjatë bisedës, Lei Kraja e ka pyetur në lidhje me miqësitë që bëri brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kur moderatorja e pyeti në lidhje me këngëtarin e njohur, Armir Shahini, ai tha se do të plasë ‘bombën’.
Rogerti tha se afrimi me Mirin ka qenë vetëm për t’a larguar nga çmimi i madh prej 100 mijë euro dhe të fitojë Selin Bollati.
Lei: Brenda shtëpisë së “Big Brother” ke krijuar shumë miqësi të forta, pastaj i zhduke.
Rogerti: Më fal, fal, fal.
Miqësi apo armiqësi?
Rogerti: Respekte për komplimentin.
Lei: Bëhet fjalë pikërisht për Mirin dhe Juelën. Çfarë ndodhi me ata?
Rogerti: Iku Big-u na u nxeh koha, nga 100 Mirin largova, arsyen e di Selinova.
Mos bëj ta plas bombën tani.
Rogerti: Kemi pas pak me të heq 100 o Mirko.
Po ti nuk e di.
Merre në telefon.
Kjo ishte bombë, ta ruajta vetëm ty.
Lei: Domethënë nuk vazhdojnë miqësitë?
Armiqësitë vazhdojnë Rogerti: Me e pa në rrugë e shoh, po më foli i flas, po nuk më foli nuk i flas.
Po më ra i bie dyfish.
Larg qoftë se nuk i bie kujt.





















You must be logged in to post a comment Login