Sot ka filluar në Prishtinë edicioni i 44-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore dhe kulturore për albanologjinë.
Gjatë dy javëve, Seminarit do t’i bashkohet një numër i madh i studiuesve, profesorëve, studentëve dhe pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës, duke ofruar një program të pasur me aktivitete shkencore, akademike dhe kulturore.
Programi i këtij viti përfshin kurse intensive të mësimit të gjuhës shqipe, ligjërata nga fusha e gjuhësisë dhe letërsisë shqiptare, si dhe tema të ndryshme që lidhen me albanologjinë.
Në kuadër të Seminarit do të zhvillohen tryeza dhe referime shkencore, ligjërata të përgjithshme, diskutime akademike dhe aktivitete kulturore të shumta.
Po ashtu, pjesë e programit do të jenë edhe vizitat në vende të ndryshme të Kosovës, duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve për të eksploruar trashëgiminë kulturore, historinë dhe jetën kulturore të vendit.





















You must be logged in to post a comment Login